RCCOLA

Çartet Rita: Mos më thoni serbe!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nuk e ka pasur asnjëherë problem të deklarohet shqiptare. Por, pavarësisht kësaj, këngëtarja Rita Ora shumë herë është gjetur përballë thashethemeve se ajo është serbe. Një etiketim i tillë së fundmi e ka revoltuar shumë këngëtaren, e cila ndërsa ka shprehur mllefin ka urdhëruar që mos t’i thonë serbe…

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e cila përgjatë gjithë vitit 2013 arriti suksese të shumta, secilin sukses ia ka dedikuar familjes dhe popullit të saj. Por Rita Ora, ani pse çdo herë është deklaruar shqiptare, shumë herë është gjendur përballë thashethemeve se ajo është serbe. Një etiketim i tillë së fundmi e ka revoltuar sërish këngëtaren e cila përmes rrjetit social ka shfaqur edhe mllefin e saj.

Eco Higjiena

“To everyone out there who bullshits around, I’M 100% ALBANIAN FROM KOSOVO. I’m NOT from Serbia. Don’t u even dare to claim that I’m serbian, hellz to the NO. I’m a proud and 100% albanian chick. (Për të gjithë ata që po flasin gjepura, unë jam 100 për qind shqiptare nga Kosova. Unë nuk jam nga Serbia. As mos e merrni guximin të thoni që jam serbe, në asnjë mënyrë jo. Unë jam krenare dhe 100 për qind vajzë shqiptare…), kishte shkruar Ora.