Uji Dea

Carolan rikthehet për ta zgjidhur ngërçin politik

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kontrata e gjyqtarit Robert Carolan do të jetë afatshkurtër.

Gjyqtari amerikan do të shërbejë përkohësisht në Gjykatën Kushtetuese, derisa të trajtohet një lëndë që pritet ta adresojë presidentja Atifete Jahjaga, me qëllimin për ta zgjidhur bllokadën e konstituimit të institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.

Zëvendësimin e tij kishte refuzuar ta bënte Jahjaga.

ARKATANA

Një burim ka thënë se presidentja e ka kuptuar letërkëmbimin me Ashtonin në atë mënyrë që dekretimi pa propozim nga Kuvendi mund të bëhet vetëm për gjyqtarët që u vazhdohet mandati, por jo edhe për ata që zgjidhen tash.

Problemi me pagën, për të cilën është thënë të ketë qenë arsyeja e largimit të gjyqtarit Robert Carolan, është zgjidhur.

Largimi i amerikanit Carolan e ka lënë Kushtetuesen pa kuorum për të trajtuar çështje të karakteri politik, ndërsa sipas burimeve ndërkombëtare të Kohës Ditore, presidentja nuk ka qenë e gatshme të nxirrte dekret për gjyqtarin e ri më të cilin do të zëvendësohej Carolan.