FITORJA

Carlos Slim, njeriu më i pasur i planetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në tërë botën aktualisht fugurojnë sipas “Forbes” 1.426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar

Miliarderi meksikan, Carlos Slim, është njeriu më i pasur në botë për të katërtën herë me radhë sipas revistes së specializuar ekonomike “Forbes”

Meksikani është pasuruar me 4 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë.

Dy vendet e para në listë i mbajnë ashtu si edhe vitin e kaluar Carlos Slim i Telecomit meksikan dhe Bill Gates i firmës Microsoft.

Slims ia kaloi Gatesit në vitin 2010, duke dalë në vend të parë.

Midis tre më të pasurve, befasi ishte mospërfshirja e Warren Buffet, i cili mbeti jashtë për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Mobi Casa

Buffet u kalua nga spanjolli Amancio Ortega, manjati i kompanive të veshjeve, midis të tjerave edhe “Zara”-s, që në 2012-n kishte një pasuri të përgjithshme prej 57 miliardë dollarësh.

Midis befasive më të mëdha të listës së personave më të pasur të botës ishte përfshirja në të për herë të parë i një miliarderi nga Nepali, një prej vendeve më të varfëra në botë.

Në tërë botën aktualisht ka 1.426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar.

Në SHBA jetojnë shumica e miliarderëve, 442, thuhet në listen më të re të miliarderëve të botës të publikuar nga revista “Forbes”.

Rajoni i Azisë Paqësorit po i afrohet Shteteve të Bashkuara me 386 miliarderë.

Evropa ka 366 miliarderë, ndërsa Amerika Latine 129. Lindja e Mesme dhe Afrika të marra së bashku kanë 103 miliarderë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.