RCCOLA

Carla del Ponte: Nuk ka nevojë për Gjykatë të re për Kosovën

/ 2 minuta lexim

Ish prokuroja zvicerane në Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavi në Hagë, Carla del Ponte, është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Ajo i ka deklaruar Radios zvicerane SFR se “nuk ka nevojë të ketë Gjykatë të re për të gykuar krimet e pretendura të luftës në Kosovë”, transmeton Gazeta zvicerane Blick.

“Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim’, ka thënë Del Ponte për Radion Zvicerane SFR. E pyetur nga gazetarja e emisionit “Sot në mëngjes” nëse ajo besonte në suksesin e kësaj gjykate, Del Ponte është përgjigjur se: “Kam dyshime për këtë.”

Fundamenti

Ajo ka thënë se ka një Tribunal që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe se ky është Tribunali ndërkobmëtar i OKB-së në Hagë. Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mudnshme në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij Tribunali,ka dekalruar ajo.

Carla del Ponte ka shprehur habinë që në Kosovë të themelohet një gjykatë e tillë. ‘Të gjitha hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngritet Gjykata, deri më tani nuk kanë sjellur asgjë në dritë’, ka deklaruar Del Ponte për Radion zvicerane SFR.