Eko Higjiena

Caritasi i Luksemburgut investon 54 mijë euro në Bresalc

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa ka nënshkruar një memorandum me Caritasin e Luksemburgut e cila ka marrë përsipër renovimin komplet të ambulancës së mjekësisë familjare në fshatin Bresalc.

Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa të premten ka nënshkruar një marrëveshje-memorandum të investimeve me Caritasin e Luksemburgut e cila ka marrë përsipër renovimin komplet të ambulancës së mjekësisë familjare në fshatin Bresalc.

Mustafa tha se ky është një investim shumë domethënës sepse në Bresalc gravitojnë edhe shumë fshatra tjera e të cilat kanë mundësi që kujdesin shëndetësor ta kenë më afër dhe më profesional. Vlera e projektit arrin në 88 mijë euro, derisa 54 mijë euro është donacion i Luksemburgut, kurse pjesa tjetër participim i Komunës.

Hidromorava

Qemajl Mustafa duke falënderuar Caritasin e Luksemburgut tha se Komuna e Gjilanit është përkrahur vazhdimisht nga ky mekanizëm ndërkombëtarë edhe në fusha të tjera.”Gjilani ka nevojë të ndihmohet në shumë aspekte dhe kjo ndihma e fundit vërtet është një kontribut shumë i çmuar sepse është investim i dukshëm që e rrumbullakon rehabilitimin fizik të ambulancës” tha ai.

Edhe, Valbona Rexhepi koordinatore e Caritasit të Luksemburgut tha se ky projekt rajonal është përkrahur për tua lehtësuar shërbimet shëndetësore fshatrave të Bresalcit. “Caritasi do të mbështet në të ardhmen edhe fushën e edukimit në Gjilan ku prioritet është edhe ndërtimi i shkollës së Kishnapoles. Ne kemi investuar mijëra euro në sektorin e lindjes dhe kështu do të vazhdojmë deri në vitin 2013” tha ajo.

Mustafë Kastrati përgjegjës për infrastrukturë në kuadër të Caritasit tha se rreth 350 mijë euro është vlera e investimeve vetëm në Gjilan nga ana e Caritasit. Edhe, Xhemajl Salihu drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale tha se investimi në shëndetin e popullatës dhe krijimin e kushteve më të mira mjekësore dhe profesionale vërtet është për tu çmuar.”Ky investim dëshmon përkushtimin e institucioneve komunale që popullatës tu rrimë sa më afër me shërbime shëndetësore” tha Salihu./rajonipress/