Uji Dea

“Caritas Kosova” bashkëfinancon në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa dhe drejtori i përgjithshëm i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar sot një marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinancimi, për financimin e projektit të përbashkët “Përkujdesja shëndetësore shtëpiake dhe ambulatore në Gjilan”.

Kjo marrëveshje parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak për familje në nevojë të Komunës së Gjilanit dhe zonave rurale të kësaj komune, të cilët kanë persona të sëmurë dhe të moshuar në familje dhe që kanë nevojë për përkujdes shëndetësor permanent si dhe rritjen e standardit të jetesës, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore në familjet e tyre.

Po ashtu kjo marrëveshje parasheh edh ngritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor ambulator duke angazhuar staf mjekësor në kuadër të QKMF në Gjilan.

Fundamenti

Po ashtu në këtë marrëveshje është i definuar plani i veprimit të cilin do ta realizojnë bashkë Komuna dhe “Caritas Kosova”.

Vlera e përgjithshme e këtij projektit do të jetë 65.000.00 euro, nga e cila, “Caritas Kosova” do të merr pjesë me 22.730.00 euro, ndërsa pjesa tjetër, prej 42.270.00, do të hiqet nga Komuna.

Kjo marrëveshje parasheh periudhën kohore të implementimit, nga data 15 korrik deri 31 dhjetor 2012, ndërsa bashkëpunimi do të jetë i ngushtë edhe me drejtorinë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe QKMF-në, ka bërë të ditur pjesë të marrëveshjes, Drejtori Komunal i Shëndetësisë Xhemajl Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.