FIDANISHTJA

“Car Night Show” në Kamenicë ndez debat publik, qytetarët kritikojnë organizimin në qendër të qytetit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Aktiviteti “Car Night Show”, i organizuar në Kamenicë dhe i përkrahur nga Komuna, ka sjellë atmosferë festive për adhuruesit e automjeteve të modifikuara, por njëkohësisht ka nxitur reagime të shumta dhe kritika nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur shqetësime për zhurmën, ndotjen e ambientit dhe sigurinë publike.

Sipas njoftimit të Komunës së Kamenicës, aktiviteti mblodhi dhjetëra pronarë të automjeteve të modifikuara, të rinj dhe qytetarë, duke ofruar performanca me makina, efekte ndriçimi, tym dhe demonstrime të ndryshme që krijuan një atmosferë festive. Në këtë organizim mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, i cili shprehu mbështetjen për aktivitetin dhe u bashkua me pjesëmarrësit.

Megjithatë, përtej atmosferës së krijuar, reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta dhe në një pjesë të konsiderueshme kritike ndaj organizimit të këtij eventi në qendër të qytetit.

Qytetari Pep Bajrami ka reaguar ashpër, duke kritikuar Komunën për mbështetjen e aktiviteteve të tilla.

“Në vend që t’i ndaloni këto aktivitete, ju si komunë po i promovoni. Zhurma, ndotja e ambientit dhe rreziku për qytetarët nuk kanë vend në mes të qytetit. Një gabim i vogël mund të kishte pasoja fatale. Këto aktivitete nuk duhet të organizohen në zona të banuara,” ka shkruar ai, duke shtuar se, sipas tij, duhet të mbizotërojë respekti për qetësinë publike dhe sigurinë e banorëve.

United Hospital

Një reagim më ironik ka ardhur edhe nga qytetari Liridon Maka, i cili ka komentuar: “O bir duhet me mendu edhe për autolimarë e vullkanizera”, duke lënë të kuptohet se aktivitete të tilla mund të sjellin përfitime edhe për bizneset që merren me riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve.

Komentet e qytetarëve kanë hapur një debat më të gjerë mbi mënyrën e organizimit të aktiviteteve publike dhe balancën ndërmjet argëtimit, promovimit të kulturës automobilistike dhe ruajtjes së rendit, qetësisë publike, mjedisit dhe sigurisë së qytetarëve.

Ndërkohë, Komuna e Kamenicës në njoftimin e saj e ka cilësuar “Car Night Show” si një aktivitet që promovon pasionin e të rinjve për automjetet dhe krijon një atmosferë të veçantë sociale, duke theksuar se ngjarja dëshmoi se Kamenica mund të jetë nikoqire e aktiviteteve atraktive që bashkojnë qytetarët.

Megjithatë, reagimet e shumta në opinion tregojnë se organizimi i ngjarjeve të tilla në hapësira urbane mbetet temë debati, ku përveç argëtimit, qytetarët kërkojnë që të merren parasysh edhe aspektet e sigurisë, mbrojtjes së mjedisit dhe respektimit të qetësisë publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.