GRANDEMALL

Capello e vlerëson Xhakën: Bënte çfarë të donte në mesfushë ndaj Italisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Italia e mbylli me zhgënjim të madh këtë Euro 2024, teksa axurrët nuk shkuan përtej fazës së 1/8-tave, aty ku u mposhtën nga Zvicra me shifrat 2-0.

Kritikat për të kaltrit kanë qenë të shumta, ndërsa një ndër shënjestrat kryesore është trajneri Luciano Spalletti.

Së fundmi, është ish-trajneri Fabio Capello që shprehet se Spalletti i bëri konfuzë lojtarët e tij me ndryshimet e shumta.

GRANDEMALL

“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmaker-it”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej.

Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën. Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Europiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.