Canën e gëzon kthimi i Mavrajt

Rikthimi i Mërgim Mavrajt në fushë e ka gëzuar tej mase edhe kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në udhëtimin e Kolnit te Wolfsburgu që përfundoi me rezultat 1-1.
“Mirë se u ktheve! Shumë i lumtur të të shoh në fushë”, ka shkruar Cana në Instagram.
Postimin e tij, kapiteni i Kombëtares kuqezi e ka shoqëruar me një fotografi të Mavrajt.
Mërgim Mavraj ka munguar qe një kohë të gjatë si pasojë e lëndimit. Ai do të shpresojë të kthejë formën maksimale për ta bindur Gianni de Biasin që ta marrë në ‘Euro 2016’. /Telegrafi/