UBT

Canaj : Shqiptarët presin më shumë punësim në vitin 2013

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lulzim Canaj është nënkryetar për komunitete në Ranillug. Ai për rajonipress tha se në vitin 2013 në këtë komunë pritet të hapet zyra për regjistrimin civil dhe shërbimi i zjarrfikësve. Në këto dy qendra ne presim të punësohet një numër i mirë i shqiptarëve tha Canaj.

Lulzim Canaj është nënkryetar për komunitete në Komunën e Ranillugut. Gjatë gjithë vitit 2012 , por edhe në vitin 2013 Canaj është angazhuar që në këtë komunë përfaqësimi i shqiptarëve të jetë i kënaqshëm. E pranon faktin se udhëheqja komunale e Ranillugut ka treguar një mirëkuptim dhe transparencë, por Canaj është i bindur se viti 2013 do të jetë më premtues për shqiptarët që janë nën administrimin e Ranillugut.

Canaj për rajonipress tha se fshatrat shqiptare tashmë e kanë përfituar një rrjetë të ujësjellësit në fshatin Dubovë që ka 80 familje, derisa e ka quajtur projekt të rëndësishëm asfaltimin e rrugës Ropotovë – Vali Ranch, arterie kjo që lidhë fshatrat shqiptare.

Sipas Canajt shpresat për tu punësuar më shumë shqiptarë janë shtuar pasi në vitin 2013 pritet të hapen qendra e shërbimit civil dhe ajo e zjarrfikësve, ku parashihet të punësohen disa punëtor. “Ne shpresojmë se do të gjejmë mirëkuptim edhe nga udhëheqja komunale sepse këto qendra në veçanti aty ku jepen pasaportat duhet të ketë edhe shqiptarë që punojnë në administratë” tha Canaj.

Canaj mendon se ka avancim të të drejtave të komuniteteve në Ranillug, pavarësisht se këto të drejta ende ka mundësi të avancohen.
Edhe , Artan Dubova shef i zyrës për komunitete thotë se janë të kënaqur me shërbimet komunale, deri diku edhe me investimet në infrastrukturë, por kërkojnë më shumë punësim në administratën komunale.

Fundamenti

Shqiptarët në komunën e Ranillugut janë komuniteti i vetëm pakicë e të cilët janë të organizuar përmes zyrës për komunitete. Artan Dubova shef i zyrës për komunitete në komunën e Ranillugut tha për rajonipress se është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet komunitetit shqiptarë në Ranillug.

Sipas Dubovës komuna e Ranillugut ka krijuar rendë e disiplinë në zyrat e administratës komunale dhe gjithçka funksionon mirë.”Jemi të kënaqur edhe me shërbimet komunale, pastaj me investimet në infrastrukturën rrugore, por problem kryesor e kemi çështjen e punësimit” shprehet Dubova.

Sipas Dubovës janë dy fshatra shqiptare nën juridiksionin e Ranillugut , fshati Dubovë dhe Kodra e Përlepnicës kurse në administratën komunale janë të punësuar vetëm 8 shqiptarë që i bije 18 % e numrit të përgjithshëm.

Nisur nga ky fakt Dubova kërkon më shumë avancim në sferën e punësimit dhe më tepër investime në infrastrukturë, ujësjellës. Sipas Dubovës të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për terrene sportive dhe rrugë të asfaltuara./rajonipress/