Cana – Zieglerit: Je një vajzë!

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, pati një moment të pakëndshëm në sfidën çerekfinale të së enjtes mbrëma.
Lazio e Lorikut luajti kundër Fenerbahçes në Romë, ndeshje që përfundoi në barazim 1:1. E në minutat e fundit të ndeshjes, pas një ndërhyrje të Canës ndaj Ziegler, ky i fundit provoi simulimin.
“As vajza e vëllait tim nuk do të rrëzohej kështu”, i tha Cana futbollistit zviceran. Cana luajti 90 minuta në këtë sfidë, mirëpo Lazio u eliminua pas humbjes 2:0 që pësoi në Turqi, një javë më parë.(0ra)