FIDANISHTJA

Cana tregon arsyen pse u largua, flet edhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Loriku luftarak i fushës, patriot i madh jashtë saj, kapiteni i dashur i kuqezinjve, nuk mund të ikë nga kombëtarja pa sqaruar me detaje arsyet që e bënë të tërhiqej pas 13 vitesh.

Krahas statusit të lamtumirës, Cana do t’i tregojë të gjitha arsyet dhe planet për të ardhmen sot një intervistë ekskluzive për gazetaren Fjodora Fjora, në News24. “Në 14 vite s’kam pas asnjëherë pushim. Nuk preferoj të rri në një vend dhe të mos luaj. Po i jap kohën trupit tim që të rikuperohem”, ka thënë ai.

Cana jep mendimin e tij edhe për ikjen e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë tek ajo e Kosovës, dhe preferencat e tij për kombëtaren shqiptare.

“Kam mbështet sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qenë i mendimit se elita të rrijë tek kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”.

Eco Higjiena

Futbollisti shprehu keqardhjen për disa publikime në media, që flisnin për dëmtimet e tij, shkruan Panorama.

“Është vendim personal, mund të kuptohet se në kaq shumë vite futboll, mund të kesh probleme të ndryshme. Disa njerëz e shfrytëzojnë këtë duke mos menduar pasojat për një njeri”.

Për të gjithë ata që një ditë duan ta shohin ndoshta si trajner të Kombëtares, Cana e lë të hapur mundësinë. Ai thotë se do të jetë i angazhuar jashtë, ose brenda fushës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.