Cana sot thyen rekordin
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, në ndeshje me Serbinë do të thyej edhe rekordin e paraqitjeve për fanellën kuqezi.
Cana i cili është pjesë e Shqipërisë, që nga viti 2003 do të paraqitet për herë të 79-të duke e barazuar, Altin Lalën.
Pikërisht kjo ndeshje do të jetë jubilare për simbolin e Kombëtares kuqezi, për të cilin takimi me Serbinë pritet të jetë më i veçanti ndoshta në karrierën e tij.
Cana gjatë 78 paraqitjeve ka shënuar vetëm një gol dhe atë kundër Azerbajxhanit./Arena/