Cana: Shqipëria ka tifozët më të mirë në botë

Lorik Cana është i bindur se tifozët e Kombëtares shqiptare janë më të mirët në botë. Kapiteni i ekipit kuqezi e pranon se asnjëherë nuk është ndjerë më mirë sesa në stadiumin e Genoas, i cili ishte i stërmbushur me shqiptarë.
Ai ka luajtur 81 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare që nga vitit 2013, por asnjëherë nuk është ndier kaq mirë dhe krenar për tifozët kuqezinj. Bëhet fjalë për kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana.
Kosovari në një intervistë për “lazionews. eu”, pas takimit të së martës ka folur për tifozët shqiptarë, ndeshjen me Italinë, bisedën pas ndeshjes me shokun e skuadrës te Lacio, Parolon dhe natyrisht dhe për takimin e së shtunës në kampionat, ndaj Juventusit.
Ndeshja u luajt në Genoa, por në pamje të parë të dukej sikur ishim në Shqipëri, emocionuese për ju besoj, apo jo?
Shumë. E dinim se do kishim mbështetjen e tifozëve tanë edhe në këtë ndeshje historike, pasi nuk kemi luajtur asnjëherë ndaj Italisë, por nuk ma merrte mendja se do ishin kaq të shumtë në numër. Edhe italianët ishin të surprizuar pasi dukej sikur po luanim në Tiranë. Unë nuk kam frikë aspak ta them që ne kemi tifozët më të mëdhenj në botë, më të paparët, ndaj do bëjmë gjithçka që t’i kënaqim. Sonte (të martën) u vërejt edhe një gjë tjetër unike në llojin e vet: shqiptarë e italianë që këndonin himnin e Italisë së bashku. Jam krenar për ata, pavarësisht lodhjes së akumuluar në këtë ndeshje.
Ju personalisht bëtë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit…
Po, por mendoj se ne si skundër mund të bëjmë edhe më shumë se kaq. Në pjesën e parë qëndruam paksa në pritje për të kuptuar edhe lojën e kundërshtarit, ndërsa në të dytën e nisëm ndryshe, më fort, për ta vënë në vështirësi Italinë. Mund të kishim kaluar neve në avantazh pasi i patëm mundësitë, por më pas erdhi ai gol nga goditja e këndit dhe fitoi Italia. Gjithsesi, po rritemi pak nga pak si skuadër.
Në fund të ndeshjes u vërejt se takuat Parolon (lojtar i Lacios), çfarë folët me njëri-tjetrin?
Ai më lëshoi menjëherë batutën: “Nuk e dija që po luanim në Tiranë” (qesh)… Pastaj, si për të më ngacmuar, më tha: “Mos harro se nesër kemi avionin së bashku”. Unë kam luajtur në shumë stadiume me klubet dhe Kombëtaren e Shqipërisë, por e them me bindje se asnjëherë nuk jam ndier kaq mirë skundër sonte (të martën në darkë). Emocione të jashtëzakonshme, që vinin më së shumti nga tifozët.
Ishte në fakt edhe një ndeshje bamirësie…
Po, dhe më vjen mirë që ne u bëmë iniciatorë dhe morëm pjesë në këtë gjë të mirë. Më pëlqeu shumë edhe mesazhi që shqiptarët i referuan popullit gjenovez dhe natyrisht mbeta i surprizuar kur i dëgjoja teksa këndonin himnin e Mamelit (Italisë). Është një gjë e bukur kur dy vende, dy tifozëri shkojnë kaq mirë bashkë, për më tepër që kjo Shqipëri, siç e thashë, po njeh gjithnjë e më shumë ngritje.
Ndeshje e mirë që edhe mund ta fitonit, apo jo?
Kur humbet një ndeshje, nuk është asnjëherë mirë dhe vetvetiu nevrikosesh, por unë gjithnjë mundohem të jem i përmbajtur, pasi në këtë moshë jam edhe si një lloj referimenti për lojtarët e tjerë më të rinj. Sigurisht, kjo ndeshje mund të ishte fituar ashtu sikundër e humbëm, pasi rastet ishin në të dyja krahët. Fitoi Italia dhe komplimente për ta.
Të shtunën, në fushë kundër Juventusit, si e shikoni këtë ndeshje?
Të shikojmë, unë them se në fushë do zbresim si dy të barabarta….