Cana: Shpresojë që me 11 tetor ta festojmë kualifikimin në Euro 2016
Lorik Cana shpreson që Kombëtarja shqiptare me 11 tetor, në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë, ta festoj kualifikimin në Euro 2016.Kombëtarja shqiptare ka dy ndeshje të rëndësishme me 4 dhe 7 shtator ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Por, Kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana shpreson që Shqipëria të festoj më shumë me 11 tetor, kur do të luhet edhe ndeshja e fundit në këtë eliminatore ndaj Armenisë.
“Më shumë se me 4 shtator shpresojmë të festojmë më 11 tetor, kur do të jetë ndeshja e fundit. Nëse festojmë më 11 tetor do të thotë se jemi kualifikuar në Europian.”, ka deklaruar Lorik Cana për Super Sport News.
Fjalimi i kapitenit në dhomat e zhveshjes është gjithmonë i rëndësishëm përpara ndeshjeve të tilla të mëdha, por për Canën kuqezinjtë asgjë nuk mund t’i motivojë më shumë sesa veshja e fanellës së kombëtares.
“Po, fjalimet besoj se mbeten mes meje dhe skuadrës (buzëqesh). Jo, realisht në të tilla ndeshje thuhen përgjithësisht të njëjtat gjëra, por nuk besoj se djemtë kanë nevojë për fjalime të posaçme, pasi ajo që i motivon më shumë se çdo gjë është veshja e fanellës së kombëtares.”, ka theksuar anëtari i ri i Nnatesit. /Express/


