Cana rikthehet në Stamboll

Skuadra e vetme italiane në Ligën e Evropës, Lazio do ta ketë një udhëtim tejet të vështirë, pasi i shkon Fenerbahçes në Stamboll, për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Evropës. Kjo ndeshje pritet të jetë e veçantë edhe për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili rikthehet në kryeqytetin turk për të luajtur kundër rivalit të ish-skuadrës së tij, Galatasaray.
Mesfushori kosovar ka theksuar se në këtë ndeshje do të luajë edhe duke kujtuar rivalitetin e madh kundrejt Fenerit në kohën kur ishte anëtar i ‘verdhekuqve’ të Galatës. “Kjo ndeshje është e veçantë për mua, pasi luaj ndaj një rivali të ish-skuadrës sime. Këtë ndeshje do ta luajë edhe për Galatasaray dhe shpresoj që të triumfojmë për ta bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales”, u shpreh Cana për mediat turke.
Vendasit në këtë takim llogaritën favoritë vetëm falë terrenit të tyre, ndërsa nuk kanë asnjë mungesë në formacion. Trajneri i Fenerbahçes, Aykut Kocaman, në këtë ndeshje pritet të hedh në sulm treshen e rrezikshme, Webo-Sow-Kuyt, çka do t’ia vështirë punët mbrojtës kundërshtare dhe Canës, që pritet të jetë qendërmbrojtës në këtë ndeshje.(tribuna)