UBT

Cana nuk mohon mundësinë e kthimit në Marseille

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Mesfushori kosovar i Lazios, Lorik Cana ka zbuluar se pse në vitin 2009 u largua nga skuadra franceze Olympique Marseille. Cana, 29-vjeçar, nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë të kthehet te klubi i njohur francez. Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar se do të ishte kënaqësi për të që një ditë të luajë sërish në Marseille.

“Pse e lashë Olympique Marseillen? Unë nuk isha në planet e trajnerit Didier Deschamps. Nuk e përjashtoj kthimin tim në Olympique Marseille, do të ishte kënaqësi e madhe të luaj sërish në këtë skuadër”, ka thënë Cana, njoftoi eurosport.fr”.

ARKATANA

Kapiteni i Shqipërisë prej vitit 2005 deri më 2009 luajti për Marseillen. Pas ekipit francez u transferua në Angli te skuadra e Sunderlandit, ku luajti vetëm një edicion, derisa një edicion luajti edhe për skuadrën turke Galatasaray. Aktualisht është pjesë e skuadrës romake Lazio

Cana të enjten mbrëma u paraqit gjatë gjithë ndeshjes kundër poshti Stuttgartit në udhëtim, të cilën romakët e fituan me rezultatin 2:0 në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Evropës. Ai në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.