FITORJA

Cana në fushë pas dëmtimit: Nuk jemi inferiorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Shqipëria nuk është inferiore”. Më këtë bindje kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana karikon skuadrën në prag të ndeshjes të premtes kundër Norvegjisë në Oslo. Cana ka kaluar frikën për dëmtimin në kavilje dhe do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Një lajm I mirë për përfaqësuesen shqiptare dhe trajnerin De Biasi, që mund të mbështet te një prej futbollistëve më të rëndësishëm.

“Kjo është ndeshje kyçe, jemi në vendin e tretë jo në vendin e dytë. Me një pikë përpara, një humbje nuk është se na mbyll se do kemi dhe 5 ndeshje të tjera. Nuk e ndjejmë veten shumë inferiorë dhe dimë që kemi kundërshtar të fortë përballë. Do mundohem të kapim një rezultat të mirë, para se të presim të njëjtin kundërshtar në qershor në Tiranë”, tha Lorik Cana, kapiten i Kombëtares, transmeton Albanian Screen.

Rrit dozat e optimizmit Mërgim Mavraj. Mbrojtësi vlerëson kundërshtarët, por nuk ka aspak frikë të flasë për një fitore në Oslo.

GRANDEMALL

“Ndeshje me një rëndësi të madhe kështu që do shkojmë në Norvegji për të fituar, jo për të arritur një barazim. Jemi të përgatitur mirë, do japim maksimumin, të tregojmë veten në mënyrë të mirë dhe pastaj çdo skuadër e ka të vështirë për të ndejtur te fitorja”, tha Mërgim Mavraj, mbrojtës i Kombëtares.

Kombëtarja e Shqiptare do të niset të enjetn drejt Norvegjisë, ku dhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orarin dhe stadiumin ku do të luhet ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.