Fundamenti

Cana mori karton të verdhë në fitoren e Lazios

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Me rezultat 3-0, Lazio e ka mposhtur Sampdorian në ndeshjen e xhiros së 17-të në Serie A. Në takimin e zhvilluar në Olimpico, kryeqytetasit shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Marco Parolo (38’) dhe Felipe Anderson (41’).

Filip Djordjevic e realizoi golin e tretë të Biancocelestëve në pjesën e dytë (66’).

FIDANISHTJA

Në këtë takim ishte titullar futbollisti shqiptar, Lorik Cana, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Lazio ruan pozitën e tretë në tabelë me tri pikë më shumë se Napoli (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/