RCCOLA

Cana, lojtari i ditës në Sunderland

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mund të duket e çuditshme, por Lorik Cana është përzgjedhur lojtari i ditës për ekipin e Sunderlandit.

Ndoshta edhe për shkak të datës së 19-të të këtij muaji kapitenit të përfaqësueses shqiptare i është kushtuar një shkrim për karrierën e tij. Kjo lidhet me faktin se “luftëtari” mbajti tek Sunderlandi fanellën me numrin 19.

Në ueb-faqen Sunderland Asocciaton Football Cup kujtohen edhe një herë momentet më të mira dhe më të bukura që lojtari i kombëtares ka kaluar me fanellën e ekipit të tyre.

Uji Dea

Cana u transferua tek anglezët nga ekipi i Marseilles, por aventura e tij nuk zgjati shumë aty. Cana madje ishte edhe kapiteni i ekipit që tani është nën urdhrat e trajnerit italian, Pablo Di Canios.

Numri pesë i kombëtares shqiptare u largua nga britanikët për të shkuar tek Galatasaray, për të kaluar më pastaj në Lazio, ku aktualisht edhe ndodhet.