Cana lavdëron Berishën
Fitorja e së dielës që e shënoi Lazio si mysafire e Livornos e ka kënaqur futbollistin e saj, Lorik Cana.
Mbrojtësi kosovar ka pohuar se fitorja e së dielës nuk ishte e lehtë të arrihej, por e ka përgëzuar portierin Etrit Berisha për ndihmën e madhe që ia ka dhënë skuadrës.
“Në Itali nuk është aspak lehtë të luash si mysafir i ekipeve që luftojnë për mbijetesë, të cilat mbrohen fort. Por, ne luajtëm shumë mirë dhe e merituam fitoren. Qysh në fillim Berisha e bëri një super-pritje, duke na mbajtur në lojë dhe pastaj arritëm të kalojmë në avantazh dhe kështu e fituam ndeshjen”, ka thënë kapiteni i Shqipërisë, i cili pret fitore edhe ndaj Veronës së xhiron e ardhshme. Lazio në këtë stinor po e kërkon kualifikimin në Europa League.


