Uji Dea

Cana – Januzajt: Mos e zhgënje këtë popull

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, edhe një herë i ka bërë ftesë talentit shqiptar që luan për Manchester Unitedit, Adnan Januzajt, që ta zgjedhë kombëtaren kuqezi para asaj të Belgjikës.

“Shpresoj dhe uroj që në fund Adnani t’i bashkohet kombëtares sonë. Ai duhet ta kuptojë që këtu ka miliona tifozë që e duan dhe e mbështesin”, ka shkruar Cana në profilin e tij në Facebook.

RCCOLA

“Mos e zhgënje këtë popull që të do Adnan. Të përqafon vëllai yt, Loriku”, ka potencuar Cana. /Telegrafi/