UBT

Cana, i lumtur për dy miqësoret e luksit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për dy ndeshjet miqësore, kundër Francës më 14 nëntor dhe katër ditë më vonë kundër Italisë.

Ai ka thënë se dy ndeshjet miqësore janë presigjioze dhe teste të mira për Kombëtaren e Shqipërisë. Cana 31-vjeçar ka kujtuar edhe ndeshjen e zhvilluar më 2 shtator të vitit 2011 kundër Francës, ndeshje që e patën fituar francezët me rezultatin 2:1.

“Franca mbetet një komb i madh futbolli dhe po kalon nëpër një periudhë të mirë, çka e dëshmoi edhe në finalet e Kupës së Botës në Brazil. Kjo kombëtare do të jetë një nga më favoritet për ta fituar Kampionatin Evropian të radhës.

Fundamenti

Ne nuk kemi luajtur shumë ndeshje të tilla miqësore me kundërshtarë të këtij rangu. Pas Francës do të shkojmë në Genova, katër ditë më vonë, për të luajtur kundër Italisë. Janë dy miqësore prestigjioze, dy teste të mira për Kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Cana të martën për “ledauphine.com”.
Ai, pos nënshtetësisë shqiptare, ka edhe atë franceze. Familja e tij jeton në Marseille. Ai ka treguar për lidhshmërinë që ka me skuadrën franceze Olimpique Marseille, për të cilën ka luajtur disa sezone. Ka luajtur edhe për PSG-në në Francë.

“Sigurisht! Unë jam thellësisht i lidhur me Marseillen. Ende e kam familjen atje. Po ashtu, mbaj kontakte të rregullta me disa njerëz afër klubit. Kështu që e kam të pamundur të mos e mbaj një sy edhe nga rezultatet e Olimpique Marseilles”, ka theksuar Cana.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.