Mobi Casa

Flet prurja e re e Kosovës: Jam i lumtur që jam këtu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e radhës në përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.

Për faqen zyrtare të FFK-së, foli edhe prurja e re e Kosovës, portieri Amir Saipi.

Saipi luan te Lugano, derisa këtë muaj është ftuar për herë të parë te kombëtarja dardane.

KV

Ai u shpreh që është i lumtur të jetë pjesë e Kosovës.

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën. Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm. Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj”, ka thënë ai.

Kosova fillimisht këtë muaj do të luajë si mysafire e Lituanisë më 12 tetor, derisa më 15 tetor do të presë Qipron në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.