UBT

Cana: Goli i parë, ishte i parregullt

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lorik Cana insiston se goli i realizuar nga Xherdan Shaqiri, në minutën e 48-të, ishte i parregullt, pasi më herët ishte prekur me dorë nga një futbollistë zviceran.

“Goli i parë ishte i parregullt. Ishte prekje me dorë, pas ndeshjes e pranoi edhe Xhaka, çudi se si nuk e ka parë gjyqtari. Goli është dashur të anulohet”, ka thënë Cana pas ndeshjes.

Eco Higjiena

Mesfushori i Lazios mendon se ekipi kuqezi gjatë këtyre eliminatoreve ka mund të mos ketë stabilitet shkaku i grumbullimit të lojtarëve të ri. Megjithëkëtë, ai beson se kjo është e ardhmja e ekipit kuqezi.

“Kemi sjell shumë lojtar, kur sjell lojtar të ri normal që nuk ke shumë stabilitet. Por, këta janë prurje për të ardhmen. Ndoshta mund të ketë edhe lojtarë të ri që mund të vijnë”, ka thekuar kosovari.