GRANDEMALL

Cana: Është koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar

/ 11 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjenevë- Unë gjithnjë kam qenë i mendimit se kombëtarja e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot është vetëm kombëtarja shqiptare, që kombi ynë në Ballkan të përfaqësohet me një ekip dhe një flamur, pavarësisht se politikat e imponuara nganjëherë përpiqen të na dezorientojnë synimet tona, por politika, politikajt shkojnë e vijnë….sporti, futbolli mbetet..Duhet ta them se nëse kemi suksese apo ngecje në Kosovë në fushën e sporteve apo futbollit duhet drejtuar gishtin ka politika e Prishtinës zyrtare, sepse ne nuk mund të kapërcejmë proceset politikën, po edhe deshëm, nuk na lënë. Por, jam optimist se pas 14 dhjetorit, pas vendimit të UEFA-s, futbollin kosovar e presin ditë të mira..” ka deklaruar futbollisti ynë i njohur shqiptar Lorik Cana, kapiten i kombëtares në Shqipëri në një intervistë për “Presheva jonë”.

Presheva jonë”: Lorik, meqë gjendeni në Gjenevë, fillimisht mund të na thoni si u ndatë me ndeshjen e fundit me Kamerunin, çka sigurisht nuk e keni pasur edhe aq lehtë, aq më tepër kur dihet se ekipi afrikan, ndryshe nga Shqipëria, është kualifikuar gjashtë herë në Kupën e Botës, çka u dëshmua edhe rezultati zero-zero, apo ?

Cana: Plotësisht pajtohem me ju, por do të shtoja këtu se në Gjenevë me Kamerunin zhvilluam një ndeshje miqësore dhe prestigjioze, por kjo nuk donë të thotë se mund të arsyetohemi pse nuk shënuam ndonjë gol, kur dihet se ekipi ynë sot ka futbollistë profesional që posedon një organizim dhe koordinim të mire të lojtarëve në fushën e gjelbër.

Por megjithatë konsideroj se ishim fitues edhe me atë rezultat, sepse ishte një lojë me përvojë dhe që mësuam shumë. Thash prestigjioze sepse Kameruni njihet ndër ekipet më të forta në kontinentin afrikan, ekip ky i cili disa është kualifikuar në Kupën e Botës. Për ndeshjen e fundit në Gjenevë, padyshim përshëndes dhe falënderoj bashkëkombësit tanë në Zvicër të cilët u tubuan mijëra tifozë të veshur në kuqezi për të na mbështetur, përkrahur kombëtaren tonë.

Çdo sukses apo ngecje të sportit, futbollit kosovar, duhet drejtuar gishtin kah politika e Prishtinës zyrtare

Presheva jonë”: Sikur Platini ashtu edhe presidenti i UEFA-s i kanë thënë agjencisë ”Presheva Jone¨” se Kosova për të qenë anëtare e këtyre dy organizatave botërore të sportit, futbollit, ajo së pari duhet të jetë anëtar e KB-së Por, zoti Blatter ka premtuar se më 14 dhjetor në Tokio UEFA do të merr një vendimi në favor të Kosovës. Jeni optimist se për futbollin kosovarë, pas kësaj, e presin ditë të mira, do të hapen perspektiva të reja në arenën ndërkombëtare?

Cana: Po, sigurisht po sepse Kosova ditë e përditë po ecën në rrugë të mbarë me integrime në organizmat ndërkombëtare, procese këto politike që besoj se edhe tek sporti dhe futbolli kosovar janë të ndërlidhura dhe do të reflektohet pozitivisht edhe pse ndoshta pak ngadalë. Jam optimist se sportin kosovar në përgjithësi e presin ditë të mira. Edhe bashkëpunimi i UEFA-s apo FIFA-s në raport me Kosovën nuk ndërlidhen aq për talentin apo aftësitë e futbollit kosovar, kur dihet talenti dhe suksesi i tyre si në Kosovë ashtu edhe jashtë është dëshmuar me mjaft suksese, por problemi qëndron tek politika dhe me keqardhje e them se nëse kemi ngecje në Kosovë në fushën e sporteve apo futbollit faji kryesorë është tek politika, sepse ne nuk mund të kapërcejmë politikën po edhe deshëm nuk na lënë. Por, megjithatë unë jam optimist se FIFA më 14 dhjetor në takimin e radhës të KE-së në Tokio të Japonisë do të marr më në fund një vendim të prerë, të favorshëm për Kosovën, çka besoj se këtu s`ka kthim mbrapa çka pas qëndrimeve të zotit Blatter pro Kosovës, tash e tutje kanë mbetur ca detaje dhe formalitet që duhet zbatohen me vendimin e FIFA-s.

Presheva jonë”: Kur jemi tek futbolli dhe futbollistët shqiptarë, Zvicra, sikur edhe Gjermania, Franca, Anglia dhe SHBA-të kanë “prodhuar” futbollistë dje pionier e sot yje të futbollit evropian që po luajnë dhe janë pjesë e ekipeve të njohura, coftë të kombëtares apo të vendeve ekipeve të njohura botërore, çka edhe ju keni dalur nga këto dyer. Apo ?

Cana: Siç e dini Zoti i madh shqiptuarve ka falur talent të mëdhenj në shumë sfera, gjë kjo e cila po dëshmohet edhe në futboll. Pra siç e tha Zoti i ka falur talentin, kurse Kosova i ka folur djemtë e saj vendeve perëndimore të cilat vende po korrin fitore dhe suksese me të rinj tanë në ekipet e tyre gjatë ndeshjeve të tyre me ekipet e njohura botërore ku edhe po kualifikohen lartë në nivele ndërkombëtare. !

Siç e dini vendi ynë për vite të tëra nën okupimin serb, tash pas lufte ende me kushte jo të mjaftueshme që do të mund të përgjigjej kërkesave të një futbollisti apo sportit të mirëfilltë ka bërë që ne të gjendemi në atë situate çfarë jemi sot. Përkundër talentit dhe vullnetit, sportit tonë, sikur edhe futbollistëve tanë i ka munguar mbështetja, infrastruktura dhe kushte tjera për të avancuar në projektet e tyre, ëndrrat e tyre për të qenë futbollist i njohur. Por , një fat pak më të mire, nëse mund të themi, e kanë pasur të rinjtë tanë që kanë jetuar në Zvicër, Francë, Gjermania apo gjetiu në perëndim. Një fat edhe më të mirë e kanë sot gjeneratat e reja, të cilat veç kanë lindur në Zvicër apo vendet perëndimore të cilët nuk e kanë problem as gjuhën e as integrimin dhe sot ata i kanë gjitha kushtet në dispozicion dhe unë shumë mirë e di këtë sepse edhe unë jam rritur dhe kam korrur suksese në Zvicër.

Pra, edhe në jetën e përditshme dhe atë profesionale reciprociteti duhet respektuar. Siç e dini shqiptarët kanë bërë dhe po bëjnë shumë për Zvicrën dhe bashkë me të dhe talenti dhe vullneti i të rinjve shqiptarë në këtë vend është i madh për t’u marr me sport dhe kjo është ajo krejt normale që sot në Zvicër të kemi emra të njohur të futbollistëve me origjinë shqiptare, nga Kosova, Maqedonia apo vendet tjera të Ballkanit.

GRANDEMALL

Presheva jonë”: Është përfolur një ide për krijimin e një kombëtare efikase dhe të fuqishme të Kosovës, të cilën iniciativë me sa di unë edhe ju e keni mbështetur, duke mbledhur futbollistët tanë më të mirë anë e kënd botës. A është duke u punuar në këtë drejtim zoti Cana?

Është koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar, me një flamur !

Cana: Nëse kemi tërë ketë potencial, forcë të futbollistëve tanë shqiptarë qoftë ata nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia apo Lugina e Preshevës..që luajnë sot për ekipet e njohura të botës dhe krejt normale na shtyn të mendohet pse një ditë edhe ne shqiptarët në Ballkan të mos kemi një kombëtare të fuqishme që të zhvillojmë ndeshje dhe që do të pretendonte të garonte me skuadrat dhe ekipet më të njohura të kontinentit.

Kjo mund të ndodhë pse jo kur kemi futbollistët dhe tash nevojitet vetëm një bashkim, organizim i mirëfilltë dhe gjetur rrugët se si duhet realizuar ketë dëshirë, këtë iniciativë, projekt madhështor me karakter kombëtar. Pas organizimi ne duhet të jepi të qartë para opinionit se çfarë duam, kë dhe si duam ta përfaqësojmë. Unë gjithnjë kam qenë i mendimit gjithnjë se kombëtarja e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot është vetëm kombëtarja shqiptare, pavarësisht se politika nganjëherë përpiqet të na dezorientojnë synimet tona, por politika, politikajt shkojnë e vijnë por sporti, futbolli mbetet. Fundi fundit ne kësaj mund dhe do t’ia arrijmë sepse ka disa iniciativa, hapa, prioritete në këtë drejtim duke u nisur nga mundësia e Kosovës të luaj me ndërkombëtarët pas vendimit të ardhshëm të UEFA-s tash kah mesi i dhjetorit ky do të ishte hapi i pare ndërkombëtar. Shpresoj se një të ardhme jo të largët ne do të kemi në hapësirat tona vetëm një kombëtare, një përfaqësim të futbollit shqiptarë në Ballkan me një flamur. Ky proces megjithëse ndoshta do të vazhdojë ende, po aq, apo paralel me zhvillimet dhe proceset politike të Kosovës në skenën dhe arenën ndërkombëtare.

Presheva duhet të investojë më shumë për sport, futboll, sepse Lugina ka shumë talent dhe futbollistë të mirë të cilët po e dëshmojnë veten më shumë në Shqipëri dhe vende huaja, se sa në vendlindje

Presheva jonë: Presheva ndoshta jo e njohur aq me futbollist, por politikisht më shumë është bërë e njohur edhe atë “falë” Beogradit me politikën diskriminuese. Çfarë mendoni për të ardhmen e Luginës, sportin, futbollin atje dhe a keni vizituar apo keni miq sigurisht nga trevat tona ?

Cana: Me Luginën e Preshevës më lidh shumë çka..veç asaj se jemi një trup nga atje kam shumë miq dhe shokë që do të thosha se jam rritur me ta. Është një vend që më tërheq dhe gjithnjë e kam në kokë atë se hë sot, hë nesër ta vizitojë Preshevën..që sigurisht ndonjë ditë do t’i vijë kësmeti që edhe Kosovën Lindore ta vizitoj që është në pyetje më shumë faktori kohë. Këtu desha t ju them se edhe tifozët në stadiumet tona ku luan kombëtarja i kemi më të flaktë nga Lugina e Preshevës.

Me nostalgji dhe dhembje e them se atje ende kemi një realitet të hidhur, të ndjeshëm që dikur ne e kishim në Kosovë, ku edhe futbolli, sporti ishte i diskriminuar, okupuar…E di shumë mirë se shumë të rinj sot nga Lugina e kanë dëshmuar më shumë jashtë vendit se sa ne vendlindje për shkak mos përkrahjes së tyre në Luginë nga pushteti aktual që keni atje. Është mirë që atje të mbështeten, investohet, sikur për lapidarë ashtu edhe për njerëzit e gjallë, për sport dhe futbollistë të cilët kanë aftësitë, talentin për të ecur përpara, sepse edhe ky do të ishte akt patriotik dhe se edhe kështu do të mund t’i kontribuohet çështjes kombëtare, duke sensibilizuar dhe ndërkombëtarizuar çështjen e Luginës së Preshevës jashtë rajonit.

Cana: Për Lorikun, puna e dashnisë për momentin e ka pasur….

Presheva jonë: Lorik Cana djalë i ri po, i pashëm po, energjik sa të duash me plotë vullnet, yll në futbollin shqiptar po dhe i njohur në opinionin botëror. Po Liriku a ka ndonjë nuse a jo? Po të lënë cikat rehat ?

Cana: Eh puna e Lorikut e ka pasur..për ato që presin Lorikun fatkeqësisht e fatmirësisht , për Belen, është i zanën. Pra, siç e kuptuat unë jam i dashuruar dhe kam një lidhje të gjatë me një vajzë italiane e cila më shoqëron në jetën time e ajo është Belena, arkitekte. Megjithëse jetës nuk i dihet , por kryesorja për momentin me të jam i lumtur . Kjo gjë më ofron, më nxitë edhe më shumë, kur Belena tash veç ka filluar të flas nga pak shqip e kësmet një ditë sigurisht edhe fëmijët e mi me emra shqiptar, do ta flasin shqipen e do të shkollohen shqip, natyrisht edhe në gjuhë tjera, çfarë i ofron perspektiva atyre. Mediet tona, si media flasin e shkruajnë se e dashura ime është foto modele, jo modele apo shoëgirl..Por, thjesht e dashura ime është si femrat tjera edhe një intelektuale, është një arkitekte me një perspektivë të mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.