Fundamenti

Cana e fitoi Kupën e Italisë me Lazion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lorik Cana e ka fituar Kupën e Italisë me Lazion. Skuadra Biancoceleste ia doli ta mposht Romën sonte në stadiumin Olimpico, në derbin romak, me rezultat 1:0, në një atmosferë të shkëlqyeshme dhe një ndeshje me rivalitet të lartë.

Futbollisti shqiptar me shokë festuan në fund falë golit të shënuar nga mesfushori Senad Lulic në minutën e 71-të të ndeshjes.

Disa minuta më pas, Giallorossi e qëlluan tërthorësen me kapitenin Francesco Totti, por portieri Frederico Marchetti ishte me fat.

Uji Dea

Roma pati më shumë tentime drejt portës, por në fund dështoi ta fitonte këtë trofe. Në Superkupën e Italisë, Lazio do të luajë me kampionin e Serie A, Juventus.

Falë kësaj fitoreje, Lazio do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.