Fidanishtja

Cana: Doja ta vrisja Djordjevicin!

/ 1 minutë lexim

Lorik Cana ka dhënë një deklaratë interesante për bashkëlojtarin e tij te Lazio, Filip Djordjevic.Anëtari shqiptar i Lazios, Lorik Cana, ka zbuluar një ngjarje interesante me një nga bashkëlojtarët e tij.

Cana, që për bashkëlojtar kga serbin Filip Djordjevic, ka thënë në shaka se ishte gati ta vriste atë para duelit që Shqipëria e luan kundër Serbisë më 14 tetor.

KKGJILAN

“Gjatë javës po mendoja ta vrisja Filipin, para kësaj ndeshjeje. Por, më pas kam menduar se i nevojitet Lazios, kështu që nuk e kam bërë këtë”, deklaroi duke qeshur Cana.

Ndryshe, futbollisti serb realizoi tre gola në fitoren 4:0 të Lazios kundër Palermos.