Cana do ta shkruajë historinë në Beograd

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lorik Cana mund ta shkruajë historinë në Beograd. Për futbollistin kosovar, ndeshja e së martës mbrëma ndaj Serbisë, do të jetë unike.

Në fakt, mbrojtësi i Lazios do ta arrijë shifrën historikë në fanellën e Kombëtares shqiptare. Gjakovari do të shkojë në shifrën e 79 ndeshjeve me “Kuqezinjtë”, duke e barazuar ish mesfushorin shqiptar, Altin Lala, i cili njihet si lojtari që ka zhvilluar më së shumti paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

UBT

Gjithsesi, edhe më të veçantë këtë numër jubilar të Canës do ta bënte një fitore eventuale në stadiumin e Partizanit, ku do të zhvillohet kjo ndeshje kualifikuese për Evropianin 2016, i cili do të zhvillohet në Francë.