Fundamenti

Cana beson në sukses

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lorik Cana beson se Lazio është në rrugën e duhur për ta mbyllur sezonin në mënyrë të suksesshme. 31-vjeçari është optimist se “Biancocelesti” do të arrijë rezultate të mira në vitin e ri, pas lëndimeve që patën në pjesën e parë të sezonit.

“Ne jemi mirë, kemi punuar mirë në javët e fundit”, deklaroi Cana për “Radio Style Lazio”. “Disa lëndime na kushtuan, por ata që kanë ushtruar, janë Ok. Duhet të ngrihemi në tabelë për të qenë me besim të lartë pas Krishtlindjeve”, shtoi ai.

Eco Higjiena

Ai ndihet mirë në qendër të mbrojtjes, pasi thotë se mosha nuk ia lejon të luajë më në mesfushë. Cana e konsideron Italinë si vendin ideal për zhvillimin e mbrojtësve.