RCCOLA

Cana: Ambienti po shëmtohet para syve tanë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjithë kush më shumë e kush më pak jemi fajtor për djegiet në nivel kombëtarë që po ndodhin para syve tanë. Riparimi i këtij shkatërrimi masiv të natyrës donë vite të tëra shprehet Jonuz Cana.

Partia Ekologjike (PEK) në Gjilan me shqetësim të madh e ka përcjellur epilogun e fundit të zjarreve masive që përfshinë ditëve të fundit Gjilanin. Jonuz Cana kryetar i PEK tha për rajonipress se gjendja e zjarreve ka qenë alarmante dhe me rreziqe të paparashikueshme për të ardhmen e natyrës.

Cana thotë se kush më shumë e kush më pak të gjithë jemi fajtor për këto zjarre që para syve tanë dhe të qytetarëve gjilanas janë shkaktuar. “Unë nuk mund të fajësoj vetëm institucionet apo ata që duhet të merren me këtë dukuri. Qytetarët janë treguar tejet të pa interesuar për tu përballur me këso katastrofa zjarresh” tha Cana.

Sipas tij vetëdijesimi i qytetarëve për rreziqet nga zjarret është i mangët.”Humbjet nga zjarret e fundit janë të shumëfishta dhe vështirë të riparueshme. Gjilanit i duhen vite për t`i kthyer ato male e drunj gjigant që janë djegur përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi”.

Fundamenti

Serbia qëllimisht nuk i ka lejuar të intervenohet në brezin kufitarë sepse në të dy anët e kufirit ndodhen fshatrat shqiptare.”Ka ekzistuar gatishmëria e policëve dhe e zjarrfikësve që të ndodhen përballë situatave të tilla,por jam i zhgënjyer me reagimin qytetarë dhe me banorët e brezit kufitarë që kanë intervenuar mangët dhe jo në kohë” tha Cana.

Kryetari i PEK-ut tha se tani kemi një shëmtim të ambientit, një degradim të natyrës meqë zvogëlohet gjelbërimi. Cana ka një lutje për bujqit e Gjilanit.”Djegia e hamulloreve është shprehi e dëmshme dhe aspak e dobishme për tokën. Bujqit duhet të kuptojnë se kur digjen hamulloret kemi edhe ndërrim kimik të florës dhe faunës. Thjeshtë djegia e hamulloreve është kontraproduktive” tha Cana.

Kreu i PEK-ut kërkon masa rigoroze ndaj të gjithë zjarrvënësve që janë kapur në flagrancë.”Asnjë tolerim për këtë kategori” tha Cana. Sipas tij është ende herët të thuhet se ka kaluar rreziku. “Zjarret janë të paparashikueshme dhe organet përgjegjësve duhet të jenë në gjendje gatishmëri të përhershme” tha Cana./rajonipress/