ARKATANA

Cameron: Stabiliteti e siguria në Kosovë është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik, për këtë jam këtu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, në një prononcim për Reuters ai tha se ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë shtatorit të vitit të kaluar nuk duhet të përsëritet.

“Ajo që ndodhi në shtator [në Banjskë ] ishte jashtëzakonisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri dhe për ta luftuar atë dukuri nëse përsëritet”, tha Cameron, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se Britania do ta ndihmojë Kosovën për të pasur stabilitet, siguri e zhvillim ekonomik.

“Kosova është një vend i pavarur sovran që dëshiron stabilitet, do siguri, do prosperitet dhe Britania po ndihmon në këtë drejtim dhe është e drejtë që ne bëjmë. Stabiliteti e siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që duan të krijojnë destabilitet e probleme, është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, shtoi Cameron.

Ai ka falënderuar trupat britanike për punën që bëjnë në Kosovë.

GRANDEMALL

“Kosova është një vend i pavarur e sovran që meriton mbështetjen tonë derisa ata duan siguri dhe prosperitet”, shtoi Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Cameron, gjatë vizitës njëditore në Kosovë, u takua me krerët e shtetit dhe më pas vizitoi trupat britanike të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016.

Në Prishtinë, Sekretari Cameron po shoqërohej nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.