Hidromorava

“Çalik-Limak” nuk investon më shumë se KEK-u në Distribucion

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Konsorciumi “Kosovo Çalik-Limak Energy” nuk do të ofrojë dinamikë më të lartë të investimeve në rrjetin e shpërndarjes sesa që kishte derisa këto asete kanë qenë në pronësi të shtetit.

Afro 300 milionë eurot e premtuara se do të investohen në 15 vjetët e ardhshëm janë të ngjashme me ato që ka investuar KEK-u në rrjet gjatë viteve të fundit.

Hidromorava

Këto fakte janë pjesë e vlerësimit përfundimtar për operator të sistemit dhe shpërndarjes, i cili është publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Në shqyrtimin e shtatë tarifor është përfshirë edhe kompania “Kosova Çalik-Limak Energy”, e cila ka dërguar një shkresë në ZRRE, pasi e njëjta pritet ta marrë menaxhimin e KEDS-it, duke filluar nga muaji maj. (Koha)