Eko Higjiena

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Xh.K.

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.

I pandehuri Xh.K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur.

Mobi Casa

Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit njoftoj Sabit Shkodra./rajonipress/