Caktohet gjykimi i Fatmir Limajt për korrupsion

/ 1 minutë lexim

​Derisa të kryhen zgjedhjet e 8 qershorit, Fatmir Limaj nuk ka obligime që si i akuzuar për korrupsion të shkojë në gjykatë.shkruan sot Koha Ditore. Por dy ditë pas tyre, më 10 qershor, është ftuar që në cilësi të të pandehurit të shkojë në gjykatë për të dhënë llogari për akuzat lidhur me punën si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Limaj akuzohet për vepra korrupsioni.

Limaj, që më së shumti këtë kohë po premton rrëzimin e Hashim Thaçit, nuk është dëgjuar se ka premtuar luftë kundër korrupsionit gjatë fushatës për zgjedhjet e 8 qershorit. Ai po garon si lider i një subjekti politik të quajtur “Nisma për Kosovën”.

RCCOLA

Gazeta ka mësuar se ftesat për gjykim u janë dërguar: Limajt, Nexhat Krasniqit, shef i prokurimit në MTPT, Endrit Shalës, ish-shef i kabinetit të Limajt si dhe Florim Zukës, pronar i kompanisë “Tali” nga Gjilan.