Mobi Casa

Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI) ka kritikuar zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit, duke pretenduar se, përveç afatit 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe afati 48-orësh i përdorur për vazhdimin e seancës.

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka thënë se kjo situatë, sipas tij, tregon se shkeljet kushtetuese po normalizohen nëse nuk kanë pasoja juridike.

“Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe vetë kufiri 48-orësh, që fillimisht u përdor si mjet për ta shtyrë procesin pas afatit”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, kjo e bën edhe më urgjente dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka përmendur edhe afatin tetëditor për kontestimin e vendimit të Kuvendit.

“Ky zhvillim e bën edhe më urgjent dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, sidomos tani që afati tetëditor për ta kontestuar vendimin e Kuvendit po rrjedh dhe skadon brenda pak ditësh”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka argumentuar se pritja e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihet si mënyrë për t’i dhënë kohë Lëvizjes Vetëvendosje, pasi, sipas tij, procesi tashmë po zvarritet përmes mosveprimit.

“Argumenti se kjo do t’i blinte kohë LVV-së tashmë e ka humbur kuptimin, sepse koha po fitohet edhe pa Gjykatën, përmes mosveprimit, ndërsa konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe fillimi i afatit për Presidentin mbeten pezull”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka ngritur edhe pretendimin se LVV-ja po përfiton nga pasojat e mospropozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit brenda afatit.

ARKATANA

“E LVV-ja, duke mos e ushtruar brenda afatit të drejtën ekskluzive për propozimin e Kryetarit, po përfiton pikërisht nga pasojat e atij mosveprimi”, ka thënë Cakolli.

Më tej, Cakolli ka ngritur edhe çështjen e ushtrimit të funksioneve ekzekutive nga kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë certifikuar si deputetë.

“Ndërkohë, çdo ditë e kaluar kështu po e zgjat edhe një paligjshmëri tjetër. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë certifikuar si deputetë po vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet ekzekutive, ndonëse ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve është i papajtueshëm sipas Kushtetutës”, ka shkruar ai.

Cakolli është mbështetur në një vendim të Gjykatës Supreme, për të cilin thotë se ka konfirmuar këtë papajtueshmëri, duke pretenduar se edhe vendimet e tjera të nxjerra nga ministrat-deputetë pas certifikimit duhet të konsiderohen të kundërligjshme.

Në fund, ai ka kërkuar që së paku dhjetë deputetë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Prandaj, së paku dhjetë deputetë duhet ta dërgojnë sa më parë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i kërkojnë asaj të konstatojë refuzimin për ta propozuar Kryetarin brenda afatit 30-ditor, si dhe të përcaktojë pasojat juridike të skadimit të këtij afati, vlefshmërinë e veprimeve të ndërmarra pas tij dhe nëse duhet të hapet rruga për zgjedhje të reja”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka kërkuar gjithashtu që vendimet e reja të nxjerra nga ministrat që njëkohësisht janë deputetë të kontestohen në gjykatat kompetente. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.