Hidromorava

Cakaj po shkon, por ku po mbetet Marrëveshja e Preshevës?!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nexhmedin Saqipi – Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se tashmë e ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Rama.

Pa u thelluar në detaje rreth arsyes së dorëheqjes së Cakajt, misioni i tij në Luginë të Preshevës, mbetet pezull, madje me frikë se mund të kthehet në pikën zero, bile më keq se sa kur mori ai nismën për t’i bërë unik shqiptarët në pushtetin lokal në Bujanoc dhe së bashku me ata të Preshevës edhe në pushtetin qendror. Pastaj, në këtë drejtim, po mbetet vetëm në letër nisma për hapjen e një Konsullate në Luginë të Preshevës dhe disa projekte të tjera jetike për shqiptarët e këtyre komunave të administruara nga Serbia.

Para disa ditëve, para se Cakaj të mendonte për dorëheqje, Beogradi e pat shpallur atë person non grata, për shkak misionit të tij në Luginë të Preshevës dhe pak ditë para se të rrihen Marrëveshja Tiranë-Beograd për të qarkulluar me letërnjoftim qytetarët në mes këtyre dy shteteve ballkanike.

Dorëheqja

Por si do që të jetë prapa dorëheqjes së Cakajt, fshihet një mister, i natyrës politike. Nëse Cakaj, angazhohet në fushatën elektorale të zgjedhjeve në Kosovë në emër të Partisë Demokratike të Kosovës e jo në Vetëvendosje ku e kishte vendin dikur, atëherë Lugina e Preshevës, i humb të gjitha shpresat në ndihmën e Cakajt, sepse ai ka mundur të ndihmoj vetëm nga Shqipëria e jo nga Kosova, kur dihen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gent Cakaj, një politikan i ri e me perspektivë politike, i angazhuar në Ministrinë në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasur përvojë të mjaftueshme për t’i hyrë një misioni në Luginë të Preshevës, siç ishte ai i krijimit të unitetit mes spektrit politik shqiptar për ta qeverisur Bujanocin dhe një unitet paralel të spektrit më të gjerë politik shqiptar në Luginë, për të siguruar më shumë ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Marrëveshja Cakaj, në një farë mënyre edhe pati sukses. Ajo arriti t’i bëjë bashkë subjektet politike shqiptare në Bujanoc, për ta qeverisur vendin, si dhe përe herë të parë në historinë e kësaj Luginë, shqiptarët në saj të unitetit arritën t’i sigurojnë tre deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Marrëveshja

RCCOLA

Dorëheqja e papritur e Cakaj, vetëm se ka filluar të lëkund themelet e një marrëveshje të tillë të imponuar, duke krijuar vakum institucional në Preshevë dhe mospajtime anësore në Bujanoc.

Pushteti lokal në Bujanoc, i qeverisur vetëm nga shqiptarët, tashmë është duke qëndruar mbi këmbë të qelqta, dy parti vetëm janë larguar e pritet të ketë lëkundje të tjera, për t’i dhënë fund Marrëveshjes së unitetit, më pak se një gjysmëvjetor.

Duke e ditur se nisma e shtetit amë përmes Cakajt, për të krijuar një unitet politik shqiptar, është e zorshme dhe vështirë e realizueshme dhe duke u mbështetur në përvojën e mëhershme të hidhur rreth këtyre problemeve, Shoqëria Civile e Luginë i mori disa nisma, por pa suksese.

Paria politike e Luginës së Preshevës, nuk u përcaktua për nismën e Shoqërisë Civile për të krijuar një unitet politik mes subjekteve politike, jo pse nuk kishte besim në përvojën dhe aftësitë e menaxhimit të këtyre problemeve artificiale, por u përcaktua për ndihmën nga jashtë, kinse për të treguar respektin dhe nderin që ka kjo klasë politike me Tiranën, ngase Prishtina nuk u mor në konsideratë për shkak raporteve të ngrira politike me Beogradin.

Marifetet

Një fjalë popullore thotë “E di luga çka ka vegshi” edhe Shoqëria Civile i dinte fërkimet politike mes subjekteve politike shqiptare dhe mospajtime me dekada, të cilat nuk arrite t’i bënte bashkë jo vetëm Prishtina, por as Tirana e Beogradi.

Këto marifete të spektrit politik shqiptar dolën sheshit në prag të Vitit të Ri, duke lënë prapa një vit pandemik, të cilin e hëngri Corona e Covidi 19, e në vitin që po hyjmë, na mban shpresa se do t’i vijë fundi këtij virusi vrastar, por jo edhe politikës përçarëse të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e cila vështirë se mund të shërohet, deri sa në ballë të saj qëndrojnë krerët politikë, të cilët hanë në Beograd e lehin në Tiranë dhe Prishtinë.