Çaji i mollës parandalon sëmundjet

/ 1 minutë lexim

Fruti i mollës për shkak të materieve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në mjekimin e shumë sëmundjeve.

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky Çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Eco Higjiena

Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza.

Çaji i përfituar nga flegrat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.