Çaji i kamomilit u zgjat jetën grave, por jo burrave

Sipas një studimi të ri, çaji i kamomilit mund t’i ndihmojë gratë të jetojnë më gjatë. Pirja e tij është e lidhur me një rrezik 29% më të ulët të vdekjes së hershme nga të gjitha shkaqet. Por është një lajm jo i mirë për burrat, pasi efektet pozitive nuk u përsëriten.
Hulumtuesit thonë se është e qartë pse çaji zgjat jetën e grave apo pse vepron vetëm për një gjini.
Kamomili është një prej bimëve mjekësore më të vjetra, të përdorura gjerësisht dhe të dokumentuara mirë në botë, gjithashtu është rekomanduar për një shumëllojshmëri të vuajtjeve.
Si pjesë e studimit, hulumtuesit amerikanë gjurmuan 1677 gra dhe burra amerikanë të Meksikës për shtatë vjet, duke vërenjtur efektet e kamomilit në vdekje.
Ata morën të dhëna të popullsisë nga Popullata e Krijuar Hispanike për Studimin Epidemiologjik të Moshuarve, një studim i amerikanëve të Meksikës të moshës 65 dhe më të vjetër nga pesë shtete jugperëndimore, duke përfshirë Teksas. Ata gjetën se 14% e njerëzve në studim pijnë çaj kamomili. Të dhënat treguan se konsumimi i kamomilit u shoqërua me një 29% ulje të rrezikut të vdekjes së hershme nga të gjitha shkaqet tek gratë, në krahasim me ata që nuk e kanë pirë cajin. Çuditërisht ky efekt nuk ishte i pranishëm tek meshkujt.
kamomilDr. Bret Hourey, një profesor asistent në Universitetin Mjekësor në Teksas, tha: “Arsyeja për një ndryshim në gjetjet tona të raportuara mes grave dhe burrave hispanike nuk është e qartë, edhe pse gratë janë përdoruesit më të shpeshë të kamomilit sesa meshkujt. Ky dallim mund të jetë për shkak të roleve tradicionale gjinore ku gratë menaxhojnë aktivitetet ditë për ditë të mbajtjes së shtëpisë, duke përfshirë shëndetin e familjes, dhe gjithashtu mund të reflektojë besim më të madh në ilaçet popullore të tilla si barishtet.”
Ai shtoi se është e paqartë se si kamomili shoqërohet me norma të ulëta të vdekjes. Megjithatë studimet e fundit kanë treguar përfitimet e mundshme në trajtimin e sheqerit të lartë në gjak, çrregullimeve në stomak, komplikimeve të diabetit dhe çrregullimeve të ankthit.
Kamomili ka qënë përdorur edhe për uljen e kolesterolit, si antioksidant, antimikrobik, efektet e tij anti inflamotor dhe anti-trombocit.
Rruga e saktë për reduktimin e vdekshmërisë paraqet një fushë të rëndësishme për kërkime në të ardhmen, tha dr.Hourey.