UBT

Çaji i gjelbër zvogëlon kolesterolin

/ 2 minuta lexim

Deri tani kemi dëgjuar prej studimeve të ndryshme që çaji i gjelbër është i mirë për shëndetin e zemrës mirëpo, sipas studimit të fundit ky lloj çaji ndikon poashtu në uljen e kolesterolit dhe zvogëlimin e mundësivë të çrregullimeve gjatë plakjes.

Studimi i cili u publikua në American Journal of Clinical Nutrition vjen nga një analizë e 14 kontrollave të cilat kanë përfshirë 1.136 pjesëmarrës. Në të gjithë 14 studimet pjesëmarrësit janë ndarë në në dy grupe: grupi i cili përdorte medikamente dhe grupi tjetër të cilëve u është dhënë të pijnë çaj të gjelbër ose ekstrakte tjera nga kjo bimë.

Uji Dea

Hulumtuesit kuptuan që me rritjen e konsumimit të çajit të gjelbër është zvogëluar ‘kolesteroli i keq’ përderisa në nivelin e kolesterolit ‘të mirë’ nuk ka patur ndryshime.

Çaji i gjelbër ka nivel të lartë të antioksiduesve të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi dhe infeksioni i cili shpie në sëmundje kronike, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës. Njëri prej këtyre antioksiduesve të gjetur në çaj të gjelbër i cili quhet ‘catechins’, ka aftësi të zvogëloj thithjen e kolesterolit nga barku. /Indeksonline/