Fundamenti

Çaji i gjelbër edhe kundër hipertensionit

/ 1 minutë lexim

Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër veç të mirave tjera shëndetësore ndihmon edhe në ruajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Madje, disa studime japoneze të realizuara kohë më parë kanë treguar se përdorimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të ndihmojë efektin më të mirë të barnave antihipertensive.

Hulumtuesit kanë përcjellë dy grupe të pacientëve me hipertension, që të dyja kanë përdorur barna të njohur si beta-bllokues, por një grup ka konsumuar çaj të gjelbër dhe tjetri grup jo.

Mobi Casa

Rezultatet kanë treguar se pacientët që kanë pirë rregullisht edhe çaj të gjelbër, kanë pasur nivele më të ulëta të tensionit të gjakut.

Çaji i gjelbër ka edhe një varg dobish tjera shëndetësore, të cilat kryesisht u vishen antioksiduesve të cilët janë në masë të bollshme në përbërje të çajit. /Mjeku.Net/