Bytyqi shënon në fitoren e Manchester Cityt (U19)
Sulmuesi kosovar, Sinan Bytyqi, ka shënuar një gol në fitoren e skuadrës angleze, Manchester City (U19) ndaj asaj çeke Viktoria Plzen (U19) me rezultatin 4:1.
Bytyqi shënoi golin e parë të Cityt në minutën e dhjetë, derisa nga ndeshja u largua në minutën e 78-të.
Ndeshja ndërmjet Plzenit e Cityt u zhvillua të martën dhe i ka takuar xhiros së parë të Grupit D të “UEFA Youth League”.
Në grup bëjnë pjesë dhe CSKA Moska e Bayern Muencheni.


