Hidromorava

Bytyqi: Qeveria në detyrë po ndërhyn në institucionet profesionale me emërime partiake

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj vendimeve të marra dje nga Qeveria në detyrë, me theks të veçantë te emërimet në komisione të ndryshme për përzgjedhjen e drejtuesve të agjencive dhe institucioneve publike.

Bytyqi ka ngritur shqetësimin se këto vendime po merren në një kohë kur Qeveria është në detyrë dhe, sipas saj, duhet të kufizohet në ushtrimin e kompetencave të saj, veçanërisht në emërime që kanë ndikim në funksionimin dhe drejtimin e institucioneve profesionale.

Ajo ka kritikuar mënyrën se si pushteti po e zhvendos vëmendjen e opinionit publik përmes angazhimeve me diasporën, ndërkohë që në prapaskenë po ndërmerren vendime për përbërjen e komisioneve që do të ndikojnë në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve publike.

HW

“I solli diasporën në Kuvend, për ta marrë vëmendjen e opinionit publik, ndërkohë në prapaskenë shkatërron institucione të rëndësishme profesionale, duke i mbushur me militantë joprofesionistë!”, ka shkruar Bytyqi.

Deputetja ka kërkuar që këto vendime të trajtohen me kujdes, duke ngritur edhe çështjen e ligjshmërisë së mbajtjes së dy pozitave njëkohësisht dhe të kompetencave që mund të ushtrohen nga një Qeveri në detyrë.Sipas saj, institucionet publike duhet të udhëhiqen nga profesionalizmi dhe meritokracia, e jo nga emërimet partiake.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.