FIDANISHTJA

Bytyqi lavdëron trajnerin e tij

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sinan Bytyqi është futbollisti i cili ka luajtur më së shumti me skuadrën U21 të Manchester Cityt që kur ata i udhëheq francezi, Patrick Vieira. Sinani shprehet i lumtur me një fakt të tillë duke lavdëruar trajnerin e tij.

Sulmuesi i ri kosovar i Manchester Cityt, Sinan Bytyqi, ka lavdëruar trajnerin e tij te skuadra U21, Patrick Vieira.

Sinani ka qenë lojtari i parapëlqyer i francezit këtë edicion, duke pasur minutazhin më të madh në lojë, teksa një fakti i tillë e ka gëzuar atë.

“Që kur Patrick ka ardhur këtu, ai ka ndryshuar gjithçka. Ne luajmë futboll të mirë, dëshirojmë ta lëvizim topin shpejtë dhe të gjithë kanë dëshirë të luajnë këtë vit”, u shpreh Bytyqi për faqen zyrtare të Cityt, ‘mcfc.co.uk’.

Mobi Casa

“Patrick dhe stafi i trajnerëve na kanë dhënë gjithçka. Ata janë të parët në çdo mëngjes dhe qëndrojnë deri vonë. Ata na mësojnë çdo ditë dhe ne duam t’iu kthejmë atyre diçka duke fituar këtë stinor”, shtoi tutje talenti kosovar.

Bytyqi llogaritet si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës U21 të Cityt, teksa ai disa herë gjatë këtij stinori ka stërvitur edhe me skuadrën e parë.

Sinani paraqitet me Përfaqësuesen e të rinjve të Austrisë.