Bytyqi, dy asistime në fitoren ndaj Evertonit
Futbollisti kosovar, Sinan Bytyqi është duke shkëlqyer në fanellën e skuadrës U21 të Manchester Cityt. Kosovari tregoi një paraqitje tejet të mirë në sfidën që City e fitoi ndaj Evertonit U21.
Sinani luajti 90 minuta në këtë ndeshje teksa asistoi në dy golat për bashkëlojtarët e tij.
Ndryshe, Bytyqi luajti titullar edhe në sfidën e parë të edicionit të ri të ligës së U21-shave në Angli në humbjen 6:3 që City e pësoi nga Fulhami U21.
Bytyqi u transferua te skuadra nga ‘Etihadi’ vitin e kaluar nga Austria.


