Hidromorava

Buzhala, vrer ndaj bashkëpartiakëve të tij!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala, duket se është lodhur nga qeverisja Thaçi. Në një intervistë për Zona B me Baton Haxhiun në Klan Kosova, ka thënë se ka pritur dy vjet që të bëhen ndryshime, dhe ka qëndruar në heshtje, por tani ka vendosur të shprehet publikisht.

Fillimisht, ai ka kritikuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për Express, deklaroi se PDK do të del në mbrojtje të shqiptarëve në të gjithë rajonin.

“Ne nuk mundemi t’i mbrojmë shqiptarët. Jo sepse nuk dëshirojmë, por sepse nuk kemi kapacitet”, ka thënë Buzhala.

Ai ka thënë se është prishur balansi në politikë, dhe për këtë ka akuzuar Lëvizje Vetëvendosje dhe Aleancën Kuq e Zi të Shqipërisë, për tone nacionaliste.

“Unë mendoj se elektorati kërkon zgjidhjen e problemeve të brendshme, e jo çështjen e Bashkimit Kombëtar, siç e bën Vetëvendosje dhe Aleanca Kuq e Zi”, është shprehur deputeti Buzhala.

Ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të kandidojë për ndonjë ministri në të ardhmen. “Nuk jam kandidat për ministër. Dua të kontribuojë nga jashtë që ta ndryshoj ndonjë ministër”, ka thënë Buzhala.

Akuzën më të rëndë, anëtari i PDK-së e ka bërë ndaj bashkëpartiakut tjetër, Rexhep Hoti. Ai ka thënë se për Hotin s’ka aspak respekt, pasi, sipas tij, ai ka shfrytëzuar pozitën për tu pasuruar përmes gazetës.

RCCOLA

“Për Rexhep Hotin s’kam respekt. Ai është pasuruar në krah të PDK-së”, është shprehur mes tjerash, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala.

Ish-gazetari Buzhala ka folur edhe për polemikat e tij me ministrin e Arsimit, Ramë Buja, për të cilin ka thënë se duhet të tërhiqet, pasi që, sipas tij, “nuk është duke kontribuuar” sa duhet në pozitën që është.

Lista e kryesisë së PDK-së, për Buzhalën, nuk është ajo që është dashur të jetë, pasi që nuk është ajo që duhet ta përfaqësojë Kosovën drejtë strukturave euro-atlantike.

Ndërkaq, duke folur për opozitën, më saktësisht për liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ështëlehtë të mundet ai në Prishtinë.

Ai ka thënë se Mustafa është menaxheri më i keq i mundshëm.

Buzhala ka thënë se Memli Krasniqi do të kishte qenë kandidat më i mirë se Lirak Çelaj për të udhëhequr me degën e PDK-së në Prishtinë.

“Liraku nuk do ta fitojë garën për Prishtinën”, ka thënë Buzhala. /Zëri/