Eko Higjiena

Buzhala: PDK vuan nga padituria e VV nga poshtërsia

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i Partisë Demokratike, Berat Buzhala, e ka quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit, një nismë e përbashkët kjo e shtëpisë botuese Logos-A me lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë këtij promovimi, është zhvilluar po ashtu edhe një debat për rëndësinë e Shkupit në planin gjithëkombëtar, ku autori i këtij teksti bashkë me Glauk Konjufcën, nënkryetar në Kuvendin e Kosovës, kanë vlerësuar se Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit.

Mirëpo, Buzhalës kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK-në dhe të gjithë spektrin politik.

ARKATANA

“Pra, me lejoni ta përsëris: PDK dhe gjithë spektri politik vendor vuajnë nga padituria, kurse Vetëvendosje nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorant e këta janë të poshtër. Këtë herë, poshtërsinë e vet, dhe tendencën për të mos zgjedhur mjete për të ardhur deri te pushteti dhe deri te vota Lëvizja Vetëvendosja e tregoi me ‘interpelancën’ qe e zhvilluan me Kim Mehmetin”, ka shkruar Buzhala.

Buzhala, u ka parashtruar pyetje, autorit Kim Mehmetit dhe lëvizjes Vetëvendosje.

“Një pyetje publike për Kimin dhe për Lëvizjen Vetëvendosje: Nëse islamizmi e ka shpëtuar shqiptarizmin, a do të thotë kjo që shqiptarët ortodoks dhe katolik kanë gabuar që janë përcaktuar për këto dy besime? Kjo nën 1, kurse nën 2, nëse kanë gabuar që nuk janë konvertuar a ka ende kohë me e përmirësuar këtë gabim? Pra, a ka përfunduar procesi i konvertimit në islamizëm? Kurse nën 3, a mendon Kim Mehmeti dhe Lëvizja VV se duke e vënë në plan të parë për këtë temë i ndihmohet unitetit kombëtarë?”, ka shkruar Buzhala.