ARKATANA

Buxhovi: LDK në krizë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka arritur t’u përshtatet rrethanave politike, prandaj ka rrezik të degradohet sepse disa përfaqësues e kanë shndërruar këtë parti në “sallamadi”. Kështu mendon Jusuf Buxhovi, publicisti, historiani dhe shkrimtari që konsiderohet si ideatori i kësaj partie politike.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ai thotë se LDK-ja nuk mund të konsiderohet si fituesja e zgjedhjeve të fundit, ndërsa deklaratat për fitore, ai i konsideron vetëm si mashtrim. Megjithatë “Jeniçeri i fundit” e konsideron LDK-në si parti bazë në Kosovë, edhe pse shumë anëtarë, sipas Buxhovit, nuk e kanë vendin aty, “madje as nuk e kanë pasur kurrë.”.

Ai e sheh rrezik edhe luftën për kreun e partisë ndërmjet kryetarit aktual dhe atij të nderit, sidomos pas deklaratave për “puç e kundërpuç”.

“…gjuha ideologjike që po përdoret (puç, kundërpuç e të ngjashme) përkujton se ‘kuvendi i karrigeve’ jo vetëm që nuk ka qenë i rastit, por mund të jetë pjesë e të njëjtit skenar…”, konsideron Buxhovi.

ARKATANA

Ai flet edhe për bisedimet Prishtinë –Beograd, për të cilat thotë se duhet të kishin epilogun e njohjes nga ana e Serbisë, ndërsa e konsideron gabim që në këtë proces nuk është përfshirë Lugina e Preshevës.
Ish-gazetari i dikurshëm i “Rilindjes” i cilëson si despotë edhe liderët tjerë institucionalë në Kosovë, të cilët, siç tha ai, po mundohet t’i mbrojnë “grupet mafioze”.

Zëri: Z. Buxhovi. Ju jeni ideatori i formimit të LDK-së. Si i shihni zhvillimet në këtë parti. A ka evoluar partia apo ka mbetur në konturat ku ka qenë?

J. Buxhovi: Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar si lëvizje kombëtare dhe ka përfunduar në parti politike çka është fare e natyrshme kur dihen rrethanat në të cilat është formuar (gjatë okupimit serb) dhe ato që erdhën pas aprovimit të Rezolutës 1244 të vitit 1999 kur Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar. Ky vlerësim nuk është formal, por thelbësor, meqë lejon pamjen e saj të drejtë qoftë nga pikëpamja historike (me merita të mëdha në gjithë procesin e shtetformimit), qoftë nga pikëpamja aktuale, ku ajo edhe më tutje ruan rolin e një barometri të pluralizmit tonë politik pa marrë parasysh çfarë është, vlerësim ky që pastaj mundëson për t’u kuptuar më mirë e djeshmja dhe e sotmja e realitetit tonë shoqëror. (Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.