Uji Dea

Nënshkruhet marrëveshja për kyçjen e 300 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit në Hogosht

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Me një investim prej 80 mijë eurosh, 300 ekonomi familjare në fshatin Hogosht do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe KRU “Hidromorava”.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan, Ymer Salihu, në prani të drejtorit të DSHPAIE-së, Zotrim Kastrati, dhe menaxherit të njësisë së KRU “Hidromorava” në Kamenicë, Sherif Thaqi.

Projekti parasheh instalimin e kyçjeve shtëpiake në sistemin e ujësjellësit për banorët e Hogoshtit, punime që do të realizohen nga një kompani e licencuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Kryetari Rahimaj e vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati.

UBT

“Me këtë bashkëpunim do të realizohet kyçja e 300 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit, në vlerë prej 80 mijë eurosh. Ky projekt do t’u mundësojë banorëve të Hogoshtit qasje më të lehtë në shërbimin e ujësjellësit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për përmbushjen e nevojave të qytetarëve në çdo lokalitet”, tha Rahimaj.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, theksoi se marrëveshja dëshmon bashkëpunimin e mirë me Komunën e Kamenicës dhe synon përmirësimin e infrastrukturës ujore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në ujë të pijshëm për qindra familje në Hogosht, duke kontribuar në ngritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.