Buxhovi: Kjo nuk është LDK-ja

Në vigjiljen e 23 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi ka folur për praktikën e lëçitjes së themeluesve të kësaj partie nëpër çdo jubile dhe manifestim nga ana e udhëheqësve aktual.
Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai ka thënë se asnjëri nga drejtuesit aktual të LDK-së nuk ishte në këshillin nismëtar prej 23 anëtarësh dhe as në kuvendin e parë themelues prej 127 vetash.
Sipas tij, këndellja e subjektit më të vjetër politik në Kosovë mund të bëhet me një reformë të thellë, duke mbajtur një kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor.